Ilir Deda: Po shkojmë nga shkeljet kushtetuese drejt uzurpimit jokushtetues të pushtetit

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila përfundoi pa konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Deda ka paralajmëruar se, sipas tij, situata politike po kalon përtej shkeljeve kushtetuese dhe po hyn në një fazë edhe më problematike.

banner

“A po e shihni fundosjen? Kqyrni pra seri qysh del komplet jashtë orbitës të rregullave bazë vendi jonë”, ka shkruar Deda.

Ai ka përdorur tone të ashpra, duke pretenduar se zhvillimet e fundit po e çojnë vendin drejt një “uzurpimi jokushtetues të pushtetit”.

“Tash s’ka me vetëm shkelje kushtetuese, por rrugëtim drejt uzurpimit jokushtetues të pushtetit”, ka deklaruar Deda.

Reagimi i tij vjen pasi seanca e sotme u ndërpre pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pa përfunduar procesi i konstituimit të legjislaturës së re.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.