KOHA raporton se Kurti fton sërish krerët e partive në takim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa të reja për takim kryetarëve të partive të tjera. 

Koha ka raportuar se Kurti u ka dërguar ftesat kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të PDK-së, Bedri Hamza, e atij të Aleancës Ardian Gjini. 

banner

Kurti nuk ka caktuar datë për takim, por e ka lënë të hapur kohën për kur të jenë të gatshëm kryetarët e tjerë të partive. 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur u pyet nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit. 

Kurti u ka dërguar disa herë ftesa kryetarëve të partive për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve, veçanërisht për çështjen e presidentit. Kuvendi ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por deputetët nuk arritën ta përfundonin zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. 

Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht nuk prodhoi rezultat, pasi sërish me kërkesën e Kurtit që t’i jepej kohë bisedimeve ndërpartiake, ajo u ndërpre për kohë të pacaktuar. 

Gazeta Politika nuk ka mundur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e këtij informacioni.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.