Ardian Gjini: Nuk pranoj të takohem në zyrë me Kurtin, i ka tradhtuar të gjithë partnerët

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka treguar për refuzimin e tij për t’u takuar me kreun e LVV’së, Albin Kurtin. Ai ka thënë në FROTNAL të T7, se nuk pranon të takohet në zyrë vetëm me Kurtin, meqë sipas tij, kryeministri në detyrë është jo i besueshëm dhe se i ka tradhtuar të gjithë partnerët.

Gjini ka thënë se përveç këtyre, s’ka arsye për ta takuar Kurtin, meqë dihet pozicioni i Aleancës sa i përket formimit të institucioneve. Ai ka përmendur gjashtë pikat që kërkojnë të zbatohen nga Kurti.

banner

“E kam ofru që ai me e zgjedhë studion e gazetarin. Por nuk shkoj në zyrë të tij për t’u takuar vetëm për vetëm, sepse është jo i besueshëm, i ka tradhtuar të gjithë partnerët dhe fundi i fundit nuk kam arsye me e taku sepse pozicioni i Aleancës është shumë i qartë”, ka thënë Gjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.