81-vjeçari dyshohet se e vrau bashkëshorten me dhunë fizike në Prizren, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për vrasjen e rëndë të një gruaje të moshuar, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në orët e para të së mërkurës.

Sipas informacioneve fillestare të Prokurorisë, i dyshuari B.D., rreth 81 vjeç, dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

banner

Rasti dyshohet se ka ndodhur brenda familjes dhe është iniciuar si vepër penale “Vrasja e rëndë”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.