
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në Klan Kosova, Haradinaj ka pasur kritika ndaj Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

Sipas Haradinajt, Kurti është humorist.
“Ai bën hajgare tash, me kë mundet, se është humorist i mirë, bile shumë i ngjason atij Mister Binit. Ai e di saktësisht pse nuk e thërret seancën. Ajo kohë ka ikur, ka marrë kohë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ai po kërkon një viktimë, një shkaktar, që të dalë para opinionit publik e të thotë: ‘Për shkak të kësaj…’. Mua më vjen keq pse LDK-ja po hyn në këtë kurth”, tha Haradinaj.



