
Rrustem Mustafa, deputet i PDK, ka shkruar sërish për koalicionin mes VV dhe PDK.
Ai ka treguar arsyet se pse mendon se ky koalicion mund të funksionojë.

Postimi i plotë:
PDK mundësi për një shtet normal.
Koalicioni PDK–VV është mundësia për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada dhe për ta çuar drejt zhvillimit e normalitetit.
VV sjell legjitimitetin,
PDK sjell balancën, përvojën dhe përgjegjësinë institucionale. Bashkë krijojnë funksionalitetin që i mungon shtetit.
Të tjerët mund t’i bashkohen kësaj zgjidhjeje.
Koha kërkon përgjegjësi shtetërore, jo fitues politikë.



