Von der Leyen: Deficiti tregtar i BE-së me Kinën arrin gati 1 miliard euro në ditë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ngritur shqetësimin për varësinë e madhe ekonomike të Bashkimit Evropian nga Kina dhe për deficitin tregtar gjithnjë e më të thellë mes dy palëve.

Von der Leyen ka thënë se deficiti tregtar i BE-së me Kinën ka arritur në gati 1 miliard euro në ditë dhe se është rritur edhe me rreth 10 për qind gjatë këtij viti.

banner

Ajo ka theksuar se Evropa vazhdon të jetë shumë e varur nga Kina për lëndët e para kritike, duke përmendur një varësi prej mbi 80 për qind dhe rreth 90 për qind në rastin e disa elementeve të rralla.

“Kina kontrollon hallkat kyçe të zinxhirëve tanë të furnizimit.”, ka deklaruar von der Leyen, duke paralajmëruar se Kina kontrollon hallka kyçe të zinxhirëve të furnizimit të Evropës.

Sipas saj, dialogu me Kinën mbetet i domosdoshëm, por ai duhet të japë rezultate konkrete.

“Dialogu me Kinën mbetet i nevojshëm, por duhet të japë rezultate”, ka theksuar presidentja e Komisionit Evropian.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur BE-ja po përpiqet të zvogëlojë varësinë nga Kina në sektorë strategjikë dhe të forcojë sigurinë e zinxhirëve të saj të furnizimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.