
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, ka dalë me një sqarim të gjatë në profilin e tij në “X” pas një deklarate të kryeministrit malazias, Milojko Spajic, se dy vende po përpiqen ta destabilizojnë Malin e Zi në prag të hyrjes në BE, shkruan Express.
Hoxha ka reaguar lidhur me pretendimet në media se një prej vendeve është Shqipëria. Ai ka thënë se ndonëse një gjë e tillë nuk është formuluar zyrtarisht nga Mali i Zi, Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues.

“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër”, ka shkruar Hoxha.
Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) August 28, 2026
Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në…



