KOHA: Ritakohen Kurti e Abdixhiku

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar edhe të shtunën në mbrëmje në ambientet e Kuvendit, ka mësuar KOHA.

Sipas informatave që ka siguruar KOHA, në takim është edhe ish-presidentja Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e LDK-së.

banner

Të dy janë takuar tashmë disa herë në negociatat për formimin e institucioneve, ndërsa së fundmi takimet po mbahen vetëm në kuadër të gjetjes së një emri për president. Herën e fundit, Kurti e Abdixhiku u takuan në mesjavë. Aty u tha se është diskutuar për emra konkretë, por u paralajmërua për takime të tjera.

KOHA është në pritje të përgjigjeve zyrtare nga palët.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.