
Armend Baloku, deputet i VV, ka komentuar ftesën se Përparim Ramës, kryetar i Komunës së Prishtinës, për protestën e 1 shtatorit, që organizohen nga komunat e udhëhequra nga PDK, LDK e AAK.
Baloku ka kritikuar protestën, duke përmendur pasurinë e deklaruar nga kryetarët e komunave.

Postimi i plotë:
Më 1 shtator është paralajmëruar protestë nga kryetarët e komunave të Kosovës. Por pyetja është: kush do t’i prijë kësaj proteste?
Kryetarët multimilionerë të vetëdeklaruar?
Pra, multimilionerët po kërkojnë ndihmë nga qytetarët e Kosovës.
Ironike, apo jo?
Shpejt do të dihen edhe pasuritë tuaja të padeklaruara, të cilat dyshohet se i mbani në emrat e kushërinjve të besueshëm.



