
Avdullah Hoti është deklaruar kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Hoti bëhet kështu ndër deputetët e parë të LDK-së që deklarohet publikisht kundër ujdisë së arritur mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, për ta propozuar Bekim Sejdiun si kandidat të përbashkët për president

Qëndrimi i Hotit tregon se marrëveshja mes dy liderëve nuk e ka siguruar ende mbështetjen e plotë brenda grupit parlamentar të LDK-së.



