Rama akuzon Kurtin për centralizim: A i duhet komunizmi këtij vendi?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë gjatë protestës së komunave kundër pushtetit qendror, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për tendencë të centralizimit të proceseve.

Rama e ka krahasuar këtë qasje me praktikat e komunizmit.

banner

“Nuk mundet ky me i centralizu të gjitha proceset. Ne e kemi provu këtë, ne kemi pasur komunizëm. Ai vyn komunizmi këtij vendi? Pse dëmtohen qytetarët që nuk e kanë votu Vetëvendosjen?”, ka thënë Rama.

Ai ka deklaruar se marrja e buxheteve nga komunat po i dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe projektet lokale.

“Buxhetet që janë marrë prej komunave dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët tanë. Kemi më pak rrugë, më pak shkolla, më pak hapësira publike”, ka thënë ai.

Rama ka akuzuar pushtetin qendror se po i përdor institucionet kundër komunave që nuk drejtohen nga Vetëvendosje.

“Pra tendencë puro autokratike e diktatoriale, e ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne jemi për demokraci e jo autokraci”, ka deklaruar ai.

Sipas Ramës, komunave u janë marrë 324 milionë euro fonde, ndërsa ai ka pretenduar se disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë financiare.

“324 milionë euro fonde i janë marrë komunave, tetë komuna në vitin 2023 nuk kanë pasur fare buxhet, shumë komuna janë në kolaps total”, ka thënë Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.