
Ardian Gjini, kryetar i AAK-së, ka folur në lidhje me Bekim Sejdiun, kandidat i VV-së dhe LDK-së për president.
Në një intervistë në Indeksonline, Gjini ka treguar se Aleanca nuk do ta votojë Sejdiun për president.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy parti politike të tjera”, tha Gjini.
Tutje, Gjini ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti.
“Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarin e Kosovës, me të ardhmen e vendit, me planifikimet afatgjata”, u shpreh ai.
Ndërsa bisedimet mes Albin Kurtit, kryetar i VV-së, dhe Lumir Abdixhikut, kryetat i LDK-së, Gjini i ka cilësuar si “lojëra të fëmijve”.
“S’kam kohë për ksi lojërash të fëmijëve që janë me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje”, tha ai.



