Kujtim Shala: Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër bashkëpunimit politik me Albin Kurtin.

Shala ka bërë të qartë se pozicioni i tij në këtë çështje mbetet i pandryshuar.

banner

“Qëndrimi që e njihni nuk ndryshon asnjëherë”, ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se nuk do të japë votë për bashkëpunim me Kurtin.

“Asnjëherë votë për bashkëpunim me Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Deklarata e Shalës vjen në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohen diskutime dhe qëndrime të ndryshme rreth bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe marrëveshjeve politike mes dy partive.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.