Grenelli lavdëron 6 deputetët e LDK: Janë miq të medhenj të Amerikës

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Grenell ka publikuar në platformën X një fotografi të deputetëve që janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut, duke veçuar Avdullah Hotin.

banner

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar Grenell.

Screenshot

Reagimi i tij vjen pasi Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte bërë të ditur se gjashtë deputetët nuk do ta votojnë Sejdiun dhe kishte paralajmëruar masa disiplinore ndaj atyre që nuk respektojnë vendimin e Kryesisë së partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.