
Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet në LDK, ku gjashtë deputetë të saj kundërshtuar propozimin e Bekim Sejdiut për president.
Mustafa e ka cilësuar si qëndrim të drejtë.

“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje” – ka thënë Mustafa.



