
Anton Quni, deputet i LDK, ka folur rreth përplasjeve në LDK, të cilat tashmë jane publike.
Quni ka treguar se Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, dhe Kujtim Shala, deputet i LDK, janë takuar.

Tutje, Quni ka vlerësuar se Abdixhiku e Shala kanë sqaruar keqkuptimet e krijuara së fundmi.
”Unë, para se të vija këtu, në studion tuaj, dola nga takimi mes Abdixhikut dhe Kujtim Shalës. Po ua lë atyre ekskluzivitetin që të tregojnë se si janë sqaruar për keqkuptimet e krijuara. Jam dëshmitar dhe e di çfarë ka thënë kryetari dhe çfarë ka thënë akademik Shala, por nuk dua t’i citoj, sepse biseda ka qenë aq njerëzore dhe e afërt, saqë është dëshmuar se disa tema janë krijuar pa nevojë” – ka thënë Quni në T7.



