Kurti për vendimin e Gjykatës Speciale: Nuk kam asnjë informacion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Pasi u pyet, ai tha shkurt “s’kam asnjë informacion”.

banner

Që nga nëntori i 2020-s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Katërshja e UÇK-së është në pritje të aktgjykimit lidhur me këtë rast, i cili do të shpallet në seancë publike më 16 shtator.

Vetëm në vitin 2025 janë organizuar pesë protesta në mbështetje të UÇK-së. Ndërsa, dy të tjera u mbajtën gjatë këtij viti. 

Më 12 shtator do të mbahet një protestë tjetër në Prishtinë për të kërkuar vendim lirues për katërshen e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.