
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas intervistave të Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit, duke i akuzuar se përplasjen politike po e lidhin me ambicie për drejtimin e partisë.
“Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK-ja historikisht është njohur për një klasë politike që ka vendosur shtetin mbi interesin personal.
“LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku e ka përmbyllur reagimin me një mesazh të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë.
“Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”, ka shkruar Abdixhiku.



