
Ardian Gola është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e VV-së, pasi siguroi 101 vota në favor, ndërsa një abstenoi.
Ndërsa Vlora Çitaku nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, pasi grupi parlamentar i VV-së abstenoi në një frymë gati të uniformuar.

Ajo mori vetëm 44 vota në favor, ndërsa pas këtij zhvillimi PDK-ja lëshoi sallën.



