Daut Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, po synon ta shpërbëjë

Ish-deputeti, Daut Haradinaj ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se shkeljet e Kushtetutës dhe ligjeve, sipas tij, janë bërë të vazhdueshme.

“Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, politikat meskine e mashtrimet publike dhe, së fundmi, edhe shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, janë dëshmi e mjaftueshme për ta kuptuar se çka po synon ky grup njerëzish të arrijë”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Ai ka pretenduar se Kurti “e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008” dhe se po synon ta dëmtojë atë.

“Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk mund të trajtohet si, siç është shprehur ai, “laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe”, duke përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit.

“Republika e Kosovës nuk është laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe, as për ikjen e fshehjen tënde nga Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit”, ka shkruar ai.

Në fund, Haradinaj i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit:

“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.