
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij.

“Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se, ndonëse vrasja e Krasniqit la një zbrazëti të madhe, ideali i tij për një ushtri të rregullt dhe institucionale u jetësua.
“Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka shkruar Haradinaj.




