LDK reagon pas përleshjes në Prishtinë: Sulm ndaj asamblistit tonë, jo ndaj Fehmi Kupinës

Fillimisht u raportua për sulm ndaj Fehmi Kupinës, por LDK pretendon se i sulmuar ishte asamblisti i saj, Sami Salihu

Një përleshje fizike ka ndodhur të mërkurën në ambientet e Komunës së Prishtinës, menjëherë pas dështimit të seancës për miratimin e buxhetit të kryeqytetit. Fillimisht u raportua se në incident ishte sulmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, i cili dyshohej se kishte përfunduar në spital.

banner

Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke dhënë një version tjetër. Sipas kësaj partie, viktimë e sulmit ishte asamblisti i tyre, Sami Salihu, i cili, sipas pretendimeve të LDK-së, është goditur nga persona të afërt me kryesuesin Kupina.

LDK e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm të dhunës dhe ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin masa të menjëhershme. Po ashtu, kjo parti ka falënderuar Policinë për reagimin e shpejtë.

Hetimet e Policisë janë duke vazhduar, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e sakta të incidentit dhe të përcaktohet përgjegjësia ligjore e palëve të përfshira.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.