Maliqi: Prej që kanë ardh në pushtet Osmani e Kurti kanë ra marrëdhëniet me SHBA

Publicisti kritikon vizitën e Presidentes Osmani në SHBA, duke thënë se Kosova ka humbur pothuajse krejtësisht raportet e ngushta me amerikanët që nga ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmanit.

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur atë të nivelit të ulët dhe duke e cilësuar gjendjen e diplomacisë së Kosovës si skandaloze.

banner

“Nuk besoj se do të ketë përmirësimë të mëdha, po mundohet Presidentja disi me mbajtë kontaktet me Amerikën. Nuk e di se sa ditë do të qëndrojë atje apo kë do të takoj, por është nivel i ulët, është skandal çka po ndodh me diplomacinë tonë në përgjithësi”, u shpreh Maliqi për Periskopi.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Me amerikanët kështu verbalisht thojnë janë miqtë tanë e partner strategjikë. Që 10 vjet, prej kur në pushtet vjen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, na kanë ra marrëdhëniet gati totalisht. Është skandal kjo”, tha ai.

Maliqi foli edhe për deklaratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundi tha se kishte ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një aspekt është okej, ai po don me kriju një imazh të vet që është ai që po lufton për paqe në botë. Por nuk mund me qenë efektive nëse edhe ne s’jemi operativ në çdo administratë amerikane, a është Trump a është Biden-i, kushdo që është. Sepse ndihma e Amerikës ndaj Kosovës ka qenë gjithmonë bipartizane. Nuk varet shumë kush është në pushtet, urgjentisht duhet me i përmirësu raportet me Amerikën”, përfundoi Maliqi për Gazeta Blic.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.