
Presidentja e Kosovës tregon se takimi u zhvillua gjatë një pritjeje të organizuar nga presidenti Donald Trump.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Ajo tha se takimi u zhvillua në kuadër të një pritjeje të organizuar nga presidenti Donald Trump, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimeve.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkroi shkurt presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Ky takim vjen në një periudhë kur diplomacia e Kosovës po përballet me sfida të shumta në raportet me Shtetet e Bashkuara, duke e bërë çdo kontakt me zyrtarë amerikanë veçanërisht të rëndësishëm.



