“Jo në emrin tim”, paralajmërohen protesta të përnatshme deri më 1 tetor

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të enjten për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim”.

Është dita e nëntë e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestave, ka bërë thirrje që deri më 1 tetor kur pritet të mbahet marshi i madh i paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, protestuesit të mblidhen çdo natë.

Gjatë kësaj proteste është mbajtur edhe një minutë heshtje për Afrim Bunjakun, rreshterin që u vra tre vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë. 

Protestuesit thërrasin “marre” ndaj rendit të ditës që pritet të ketë nesër Kryesia e Kuvendit, e ku nuk përfshihet asgjë për vendimin e Gjykatës Speciale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.