Veton Elshani: Banjska është kthesë e madhe në lidhje me situatën në veri

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Veriut, në një lidhje direkte për Frontal në T7, ka kujtuar sulmin terrorist në Banjska.

Ai ka thënë se ky rast është ‘’ngjarje e kthesës së madhe’’, sa i përket situatë në veri.

‘’Për neve ka qenë më rëndësi që na e kemi marrë territorin tonë, kemi spastru terrenin nga grupet kriminale, e kemi nxanë 3 të gjallë, mandej 3 e kanë pas fatin me u vra, po edhe ne e kemi policin tonë të vrarë, rreshterin. Kështu që për neve, konsideroj që rasti i Banjskës është rast kthimi, ngjarje e kthesës së madhe sa i përket situatës së përgjithshme në veri’’, ka thënë Elshani për T7, përcjell Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.