Vuçiq në OKB: Kosova është “shtylla kryesore e identitetit shpirtëror” të Serbisë

Presidenti serb e quajti Kosovën “shtyllë të identitetit dhe shpirtësisë” së Serbisë, duke akuzuar institucionet kosovare për shkelje të të drejtave të serbëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 24 shtator, deklaroi se Kosova “mbetet pjesë e pandashme e Serbisë” dhe e përshkroi atë si “shtyllën kryesore të identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të popullit serb.

banner

Për ne, serbët, ajo nuk është vetëm një copë toke, por djepi i shpirtësisë dhe ekzistencës sonë në atë vend”, tha Vuçiq, transmeton REL, shkruan Klankosova.tv.

Në fjalën e tij, Vuçiq pretendoi se serbët në Kosovë jetojnë në “kushte dramatike” dhe se, sipas tij, atyre u mohohen të drejtat elementare.

U mohohet e drejta për jetë, lëvizje, arsim dhe kujdes shëndetësor. U ndalohet qasja në vendin e punës dhe te pasuria e tyre”, tha ai.

Presidenti serb u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të “marrin hapa konkretë e vendimtarë” për të ndalur, siç e përshkroi ai, dhunën në Kosovë. Vuçiq shtoi se “Serbia beson në dialogun nën ombrellën e Bashkimit Evropian”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.