Albin Kurti nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Analisti Ilir Deda kritikon koordinimin e udhëtimeve zyrtare, duke thënë se nuk duhet që presidentja dhe kryeministri të shkojnë njëkohësisht jashtë vendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri të ditur autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili tha se “Kurti është në rrugë e sipër për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

banner

Analisti Ilir Deda shprehu kritika lidhur me koordinimin e udhëtimeve zyrtare, duke theksuar se nuk duhet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti të shkojnë njëkohësisht jashtë shtetit. “Ne kemi bërë kritika edhe më parë. Nuk shkon që presidentja dhe kryeministri të udhëtojnë në të njëjtën kohë jashtë vendit,” tha ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.