Ramadani kritikon PDK-në dhe LDK-në: Kanë rënë në lojën e Kurtit, gabim!

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë rënë në lojën e kryeminsitrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan KOHA.

Ramadani në një postim në Facebook ka thënë se të dyja kanë bërë gabim pasi “është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë”. 

“Në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK, pastaj edhe PDK.  Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!  Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi.  ALEANCA mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit.  Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!” – ka shkruar Ramadani në Facebook. 

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës mbetet 6 tetori. Në rast dështimi atëherë shkohet automatikisht në zgjedhje të parakohshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.