
Ish-ambasadori i quan të pavlera takimet e presidentes në New York dhe ironizon pjesëmarrjen e kryeministrit në një ballo shqiptare.
Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka kritikuar ashpër udhëtimet e fundit të udhëheqësve institucionalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si të pamenduara dhe pa peshë diplomatike.
Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka inskenuar takime gjatë vizitës në New York, përfshirë edhe një moment me senatorin amerikan Marco Rubio në një koktej. Arifi tha se ky nuk ishte një takim zyrtar bilateral, por vetëm një shkëmbim i shkurtër fjalësh dhe një fotografi.
Në adresë të kryeministrit Albin Kurti, kritikat e tij ishin edhe më të ashpra. “Nëse Kurti ka shkuar në atë ballo shqiptare siç e kam parë, kjo është vetëm vizitë turistike dhe nuk ka të bëjë me interesat e Kosovës,” tha Arifi.
Ai shtoi se diplomacia e Kosovës është në një gjendje shumë të rëndë dhe se mungon një strategji e qartë që do të siguronte avancimin e interesave shtetërore në arenën ndërkombëtare.



