“A duhet të më vrasë që ta arrestoni?” – çfarë deklaroi Arlinda Zekaj në Polici para se të vritej

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së Kosovës në Pejë.

Në deklaratën e siguruar ekskluzivisht nga Sinjali, Zekaj e kishte denoncuar atë për kanosje.

“Deklaroj se me datë 25.10.2026 diku rreth orës 17 pasi unë kam dal nga banjo dhe e kam pritur lavatriqen që t’ i përfundoj rrobat e anëtarëve të Jetonit dhe pasi përfundoj lavatriqja unë i kam futur rrobat e mija që të pastrohen e kam lëshuar lavatriqen dhe shkova në kuzhinë për të ngren bukë dhe vetëm kur e kam dëgjuar Jetonin duke bërtit me të madhe dhe ka filluar që të më kërcënoj me fjalët “unë të thej, të mbys, çka lyp ti ne shtëpinë time ti nuk guxon kështu me vepru kush je ti, dhe më pas i kishte marrë rrobat e mija dhe i ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë sic edhe e kanë parë Policia. Unë menjëherë nga frika e kam thirrur Policinë. A duhet me më vra Jetoni që ju Policia atëherë ta arrestoni shizofenin.”, thuhet në deklaratën e dhënë pranë Policisë.

E njëjta kishte kërkuar që pas dhënies së deklaratës të kthehej në shtëpi, mirëpo e pyetur nëse ndihej e sigurt duke qenë se aty jetonin familjarët e tij, ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt për shkak të familjarëve të bashkëshortit.

“Jo unë nuk pranoj që të shkoj në strehimore unë dua të shkoj në shtëpinë time. Nuk e di vetën të sigurt sa duhet por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime. Shteti ka pasur obligim dhe ka për t’ i larguar uzurpatoret nga shtëpia ime”, thuhet tutje në deklaratën e saj./Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.