Ambasadori rus në Francë: Rrëzimi i një avioni rus nga NATO do të thotë luftë

Alexey Meshkov paralajmëron për pasoja të rënda pas thirrjeve të Trump për të rrëzuar avionët rusë që shkelin hapësirën ajrore të vendeve anëtare.

Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se çdo rrëzim i një avioni rus nga forcat e NATO-s do të konsiderohet si akt lufte. Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për kanalin francez RTL, në një kohë kur tensionet mes Moskës dhe aleancës perëndimore janë në rritje.

banner

“Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte. E dini që ka shumë avionë të NATO-s që shpesh hyjnë në hapësirën ajrore të Rusisë, me qëllim ose jo, por ata nuk qëllohen nga ne,” tha Meshkov.

Komentet e ambasadorit rus erdhën si reagim ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi deklaroi se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Incidentet në kufijtë lindorë të NATO-s janë shtuar javët e fundit. Polonia raportoi më 10 shtator rrëzimin e tre dronëve rusë në territorin e saj, ndërsa Rumania konfirmoi fluturimin e një droni rus mbi hapësirën e saj ajrore për gati një orë. Po ashtu, më 19 shtator, Estonia njoftoi se tre avionë luftarakë MiG-31 rusë kishin hyrë për 12 minuta në hapësirën ajrore të saj.

Moska i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Megjithatë, incidentet e përsëritura po tensionojnë më tej marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë, të cilat prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 kanë hyrë në fazën më të ndjeshme të dekadave të fundit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.