Mihali: Mos u frikësoni, çkapuni nga Sami Lushtaku dhe votojeni Presidentin – është po aq interes kombëtar sa procesi në Hagë

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë thirrje që të votohet Presidenti i Kosovës, duke thënë se zgjedhja e tij është interes kombëtar dhe, sipas saj, edhe mbështetje për procesin që po zhvillohet në Hagë. 

“Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë. Nuk ka pazar këtu. Mos u frigoni, votoni Presidentin”, ka shkruar Mihali.

Ajo u është drejtuar edhe deputetëve të PDK-së, duke shkruar: “Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës”.

Mihali ka shtuar se zgjedhja e Presidentit është edhe kërkesë e qytetarëve.

“Kështu si po bën PDK, do të dalin edhe masë më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin”, ka shkruar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.