
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka uruar anëtarët e kësaj partie për 27 vjetorin e themelimit.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, Hamza ka pasur një vlerësim superlativ për PDK-në.
Sipas Hamzës, PDK-ja është forca politike me kontributin më të madh në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e PDK-së, 27-vjetori i familjes sonë politike.
Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë.
Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj.
Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë.
Gëzuar 27-vjetorin, anëtarë, struktura dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës!



