Dronë të dyshimtë pranë bazës kryesore detare të Suedisë

Banorët raportuan fluturime të dyshimta mbi arkipelag; forcat e sigurisë nuk arritën t’i neutralizonin pajisjet.

Banorët e Karlskronas në Suedi kanë raportuar praninë e disa dronëve të panjohur që fluturonin mbi arkipelagun e qytetit, shumë pranë bazës kryesore të Marinës Suedeze.

banner

Pamjet dhe zhurmat e pajisjeve ajrore u vunë re nga disa qytetarë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat e sigurisë u mobilizuan me shpejtësi dhe tentuan të neutralizonin dronët, por përpjekjet për t’i rrëzuar nuk patën sukses. Pajisjet u larguan nga zona përpara se të identifikoheshin ose kapeshin, sipas mediave suedeze.

Karlskrona është zemra e Marinës Suedeze dhe një nga pikat më të rëndësishme ushtarake të vendit. Prej aty monitorohet aktiviteti në Detin Baltik, një zonë me rëndësi strategjike të lartë, sidomos në kushtet e tensioneve gjeopolitike të kohëve të fundit në rajon.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.