Armend Zemaj shpreh ambicien për kreun e LDK-së: Ta shoh njëherë për veten, tani për Ramën

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka lënë të hapur mundësinë që edhe ai të jetë kandidat për kryetar të partisë, në kohën kur Përparim Rama ka shprehur gatishmërinë për të garuar për këtë pozitë.

I pyetur nga RTV21 nëse e mbështet Ramën për kreun e LDK-së, Zemaj tha se partia ka shumë emra dhe se duhet pritur procesi, duke theksuar se për këtë çështje duhet të pyeten edhe anëtarët e tjerë.

“LDK ka shumë emra. Më vjen mirë që njëri ndër ta, zoti Rama, ka shprehur këtë gatishmëri, por duhet të presim procesin. Duhet të na pyesin edhe neve, të gjithëve”, u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur nëse ka votë për Ramën, Zemaj u përgjigj: “Ta shoh njëherë për veten, tani për Ramën”./RTV21/21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.