
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë gjendjen e tanishme në LDK.
Duke folur në Rubikon, Abdixhiku ka pasur kritika ndaj Isa Mustafës, ish-kryetar i LDK-së.
“A e di cka ka qenë më absurdja? Po e them kështu pa hile. Pararendësi im, Isa Mustafa, për shembull teksa e lavdëronte p.sh. marrëveshjen e PDK-së me VV-në, tha “kjo është pjekuri shtetërore”. Dy javë më herët kishte thënë “ky është nënshtrim” për marrëveshjen LDK – Vetëvendosje. Pra si është e mundur që dicka që bën LDK-ja me qenë nënshtrim, e njëjta gjë kur bëhet mes PDK-së dhe VV-së qenka pjekuri shtetërore…Unë nuk e kuptoja” – tha Abdixhiku, transmeton Gazeta Politika.



