Sulmohet nga qentë endacakë një 8-vjeçar në Prishtinë

Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë, kanë njoftuar prindërit e tij për KOHËN.

Sulmi ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Sipas familjarëve, 8-vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe e kanë lajmëruar rastin.

“U.M 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë të enjten në ora 10:00 në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në kryeqytet. Djali ka pranuar tretman mjekësor dhe prindërit kanë thënë se e kanë lajmëruar rastin edhe në polici. Sipas tyre është e papranueshme që fëmijët të sulmohen në një lagje urbane nga një grumbull i madh i qenve”, kanë thënë ata.

KOHA ka kontaktuar Policinë dhe Emergjencën për më shumë detaje rreth rastit dhe sapo të ketë përgjigje lajmi do të përditësohet./KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.