Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin, i vrarë në ditën e zgjedhjeve: Qytetarët i dhanë besimin, vrasësit ia morën jetën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes së tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

Abdixhiku ka kujtuar se Bytyçi u vra më 27 tetor 2002, në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë.

“Qytetarët i dhanë besimin. Vrasësit ia morën jetën. Më 27 tetor 2002, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë, u vra fituesi Ukë Bytyçi, bashkë me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin. Një ditë feste u kthye në tragjedi nacionale; dhimbje për familjet, për Suharekën dhe për gjithë Lidhjen tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai e ka përshkruar Bytyçin si bashkëpunëtor të presidentit historik Ibrahim Rugova, themelues të LDK-së në Suharekë, epror të UÇK-së në Pashtrik dhe kryetar që e kishte fituar besimin e qytetarëve me punë e përkushtim.

“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim. Ai i qëndroi Kosovës pranë në kohët e saj më të rënda. Në liri, vazhdoi t’i shërbente me të njëjtën vendosmëri”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka theksuar se emri i Ukë Bytyçit për LDK-në përfaqëson përgjegjësi dhe kujtesë historike.

“Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.