Rita Behadini: Armatosuni, gra, s’ka zgjidhje tjetër

Aktivistja Rita Behadini ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar pozitën e grave brenda familjeve shqiptare dhe dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur ato.

“Dikush ma kujtoi sot një emision të janarit ku unë kam thanë: ‘Në shoqërinë shqiptare nuk martohesh vetëm me burrin, po me krejt familjen’”, ka shkruar Behadini.

Ajo ka thënë se gratë vazhdojnë të mbeten të pambrojtura, ndërsa u ka bërë thirrje atyre që të mbrojnë veten.

“Edhe çajo familje të vret, me sëpatë, me plumb, me çka mbërrin. Ani se ti si rob ju rri gatitu se s’ki çare.

Armatosuni gra, s’ka zgjidhje tjetër. Në momentin e parë që e sheh që kërkush s’po të del Zot, armatosu dhe mbroje veten”, ka deklaruar ajo.

Behadini ka vlerësuar se shtetit do t’i duhet kohë të mësohet t’i mbrojë gratë, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Shtetit ka me ju dashtë kohë me u mësu me i mbrojtë gratë. S’ma kap truni si Gërvalla s’ka dhanë dorëheqje ende!”, ka përfunduar Behadini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.