Klan Kosova i quan “shantazh” kërkesat e 7 gazetarëve të dorëhequr: Reagimi i AGK-së është i nxituar

Klan Kosova ka reaguar në lidhje me largimin e shtatë gazetarëve të dorëhequr nga portali i këtij mediumi.

Në reagimin e tyre, Klan Kosova e ka quajtur largimin e shtatë gazetarëve si “shantazh”.

“Marrë parasysh këto fakte, ne nuk kemi pranuar që disa të punësuar në redaksinë e portalit, në formë shantazhi (në javën kur fillon transmetimin Big Brother), të kërkojnë të paguhen shtesë gjatë orarit të rregullt të punës. Mënyra dhe koha e paraqitjes së kërkesave, si dhe përpjekja për ta shndërruar mosmarrëveshjen në presion publik, ngrenë shqetësime serioze mbi instrumentalizimin e kësaj situate për të imponuar kushte financiare shtesë, jashtë asaj që rrjedh nga detyrimet kontraktuale” – ka shkruar Klan Kosova në reagimin e tyre.

Tutje, Klan Kosova ka pasur kritika edhe ndaj reagimin të AGK-së, duke e quajtur të nxituar dhe të papërgjegjshëm.

“Në këtë kontekst, reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është i nxituar, i njëanshëm dhe i papërgjegjshëm për nga pasojat që mund të prodhojë, pasi është publikuar pa u siguruar më parë një pasqyrë e plotë e rrethanave, pa u shqyrtuar komunikimi me shkrim dhe pa u dëgjuar në mënyrë të mirëfilltë qëndrimi i kompanisë” – ka shkruar Klan Kosova, reagimin e plotë të sëcilës mund ta lexoni këtu.

Për të lexuar reagimin e shtatë gazetarëve klikoni këtu dhe këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.