
Hapësira ajrore pranë Lublin dhe Rzeszow u mbyll përkohësisht; Kievi nën “sulm masiv” me dronë.
Polonia dhe NATO ngritën avionë luftarakë herët të dielën, pasi Rusia kreu sulme ajrore mbi Ukrainën perëndimore, njoftuan forcat e armatosura polake.
Me të gjithë territorin e Ukrainës nën alarm për sulme ajrore, hapësira ajrore pranë qyteteve juglindore të Polonisë, Lublin dhe Rzeszow, u mbyll përkohësisht deri në orën 04:00 të mëngjesit, për shkak të “aktivitetit të paplanifikuar ushtarak që lidhet me sigurimin e sigurisë shtetërore”, sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se kryeqyteti u përball me një “sulm masiv” me dronë, ku një ndërtesë pesëkatëshe u shkatërrua pjesërisht. Të paktën tre persona u dërguan në spital si pasojë e goditjes.
Këto zhvillime vijnë në një moment kur tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas shkeljeve të përsëritura ruse të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s gjatë këtij muaji.



