
Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, ka folur rreth Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Duke folur në KTV, Tahiri ka pasur një intepretim interesant, duke theksuar se Qeveria Kurti nuk është stabile, shkruan Gazeta Politika.
“Kurti nuk është komod. Nuk i ka të gjithë numrat, i ka 61 deputetë, qeverisja me 61 vota është qeverisje me 61 kryeministra, sepse secili e ka nga një kërkesë. Atij veç i kanë filluar kërkesat” – ka deklaruar Tahiri.
Tutje, Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke vlerësuar se po i tradhton qytetarët.
“Populli i Kosovës e ka votuar si alternativë, si koncept që e lufton nepotizmin, e lufton punësimin me librezë të partisë. Shihi emrat për ambasadorë, e në institucionet e pavarura, të gjithë emra të partisë. Nuk i ka hije, është tradhti ndaj një besimi të madh popullor” – ka thënë Tahiri, ndër të tjera.



