
Dukagjin Lekaj, i akuzuar për rastin që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, më 2023, nuk e ka pranuar fajësinë për “Vrasje të rëndë në tentative”. Në seancën e mbajtur të premten Pajaziti është deklaruar fajtor vetëm për veprën penale “mbajtje në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”, shkruan KOHA.
Në sallë nuk ka qenë i pranishëm i dëmtuari Andi Pajaziti.
Lekaj u arrestua në prill të 2025-ës në Spanjë.
Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2023 rreth orës 23:10 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, paraprakisht ishte Dukagjin Lekaj së bashku me tani të ndjerin K.R., e më vonë shkon këtu i dëmtuari Andi Pajaziti, e kur e sheh Lekaj, e merr çantën që e kishte të vendosur afër ulëses ku edhe e kishte armën, e vendosë në qafë çantën në pjesën e përparme të gjoksit, duke e lënë të hapur, ku e fton Pajazitin me dorë.
Sipas aktakuzës pasi që Pajaziti nuk i afrohet, Lekaj shkoi dhe e mori Pajazitin te tavolina e vet ku ishte i ulur me tani të ndjerin K.R., dhe fillojnë të bisedojnë.



