Djali i Anton Qunit jep betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Driton Quni, djali i deputetit Anton Quni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Quni, i cili ka shprehur krenarinë për vendimin e të birit dhe fillimin e shërbimit të tij ushtarak.

“Sot është nga ato ditë kur zemra të gëzohet për çdo sukses të fëmijës. Djali ynë, Dritoni, sot dha betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë”, ka shkruar Quni.

Ai ka thënë se beson që disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup do t’ia forcojnë më tej karakterin të birit.

“Kudo dhe kurdo, qoftë edhe i veshur me uniformën e ushtrisë kroate, Dritoni do të mbetet përfaqësuesi më i denjë i traditës dhe kulturës sonë shqiptare”, ka shtuar Quni.

Në fund, ai i ka uruar të birit shërbim të mbarë dhe të suksesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.