
Komandanti i Policisë, Amir Gërguri, ka uruar kadetët e rinj me rastin e diplomimit të tyre, duke vlerësuar vazhdimin e shërbimit ndaj Kosovës nga brezat e rinj.
Përmes një reagimi, Gërguri ka thënë se bijtë e dëshmorëve po vazhdojnë amanetin e baballarëve të tyre.
“Baballarët ranë për Kosovën, bijtë vazhdojnë amanetin e tyre!”, ka shkruar ai.
Gërguri u ka uruar të diplomuarve mbarësi në rrugën e shërbimit ndaj atdheut dhe qytetarëve.
“Urime diplomimi! Ju priftë e mbara në rrugën e shërbimit ndaj atdheut dhe qytetarëve! Lavdia e heronjve nuk shuhet kurrë!”, ka shkruar Gërguri.



