
Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderaj, ka folur në lidhje me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.
Lushtaku ka pasur një akuzë direkte ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Sipas Lushtakut, Kurti ka ndihmuar Specialen, ndonëse Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar votimin e themelimit të Gjykatës Speciale.
“Unë mendoj që Albin Kurti e ka ndihmu dhe dëshiru Gjykatën Speciale, sepse gjithmonë e ka pasur frikë Hashim Thacin, Kadri Veselin. Ai e ka thënë edhe publikisht “Shko Hashim në Hagë” – tha Lushtaku në Media 60, transmeton Gazeta Politika.



