Bushati: Arrestimet pas rënies së Vuçiqit tregojnë se dosjet ndaj policëve e zyrtarëve të korruptuar ishin mbajtur në sirtar

Analisti shqiptar Andi Bushati ka komentuar valën e arrestimeve në Serbi, ku sipas tij, janë arrestuar policë të dyshuar për krime, zyrtarë të korruptuar, persona të përfshirë në vjedhjen e votave dhe drejtues bankash.

Bushati ka thënë se këto zhvillime tregojnë se dosjet ndaj të dyshuarve kanë qenë të përgatitura më herët, por ishin mbajtur në sirtar për shkak të frikës dhe presionit politik.

“Vala e arrestimeve që ka shpërthyer në Serbi për policë që kanë kryer krime, për zyrtarë të korruptuar, për hajdutë votash dhe drejtues bankash, tregon një gjë: dosjet kanë qenë gati, por ato janë mbajtur në sirtar nga frika dhe presioni”, ka shkruar Bushati.

Sipas tij, largimi i një udhëheqësi autoritar krijon kushte të reja për funksionimin e drejtësisë.

“Prandaj, kudo, rrëzimi i një autokrati prodhon atmosferë lirie dhe drejtësie”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.