
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me ikjen dhe kthimin e trurit në Kosovë.
Duke folur në hapjen e edicionit të katërt të “Sëiss Medical School”, Kurti ka qenë optimist, shkruan Gazeta Politika.
Sipas Kurti, Kosova po e përjeton
“Të gjithë jemi të brengosur me atë që quhet në mënyrë të popullarizuar, por me dhembje, ‘ikje e trurit’, edhe mjekët edhe infermierët tanë që lëshojnë atdheun dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, posaçërisht në Evropën Perëndimore. Por viteve të fundit e kemi dukurinë e cila është e kundërta e saj, drejtimi i njëjtë, por kahja e kundërt, ‘kthimi i trurit’” – ka vlerësuar Kurti.
Tutje, Kurti ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.



